Shqipëria U-17 e nis me humbje ‘Elite Round’, Franca ‘poker’ në ‘Air Albania’

Shqipëria U-17 e nis me humbje ‘Elite Round’, Franca ‘poker’ në ‘Air Albania’

13:31, 22/03/2023

Kombëtarja shqiptare U17 e ka nisur me humbje fushatën kualifikuese të Europianit në fazën “Elite Round”, duke u mundur nga Franca me rezultatin 4-0 në “Air Albania”.

Dominimi i “gjelave” ishte i dukshëm në fushë, duke gjetur dy herë rrjetën në pjesën e parë me Meupijo dhe Isufu.

Më pas menaxhimi i lojës nga ana e tyre ishte e mirë, duke mos i lënë hapësira kuqezinjve të Bulkut, teksa në pjesën e dytë shënuan dhe golin e tretë me në të një penalltie nga ana e Buneb, ndërsa Lamburde shënoi dhe të katërtin në minutën e 85’.

Ndeshja e radhës për Kombëtaren U17 do të jetë përballë Zvicrës më 25 mars, po në “Air Albania”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco