VIDEO nga seanca stërvitore e Polonisë, ka 3 mungesa për sfidën me Shqipërinë

VIDEO nga seanca stërvitore e Polonisë, ka 3 mungesa për sfidën me Shqipërinë

14:20, 22/03/2023

Polonia do të ketë shërbimet e Jan Bednarek, i cili mendohej se mund të mos rikuperohej në kohë për sfidat e marsit me Republikën Çeke dhe Shqipërinë.

Mungesa e Kamil Piątkowskit e kishte alarmuar jo pak trajnerin Santos, që tashmë rikuperon një lojtar të rëndësishme për skuadrën e tij.

26-vjeçari i Aston Villa-s, është bashkuar në stërvitje me skuadrën pasi analizat dolën në përfundimin se nuk bëhet fjalë për frakturë në brinjë.

Një nga risitë më të mëdha në kampin e skuadrës polake është i riu i Barcelonës, Ben Lederman.

Edhe pse ka lindur në SHBA nga prindër hebrenj, mund të debutojë që në këto eliminatore, ndërsa pikëpyetje ka për formën e lojtarit tjetër të Barcelonës, Robert Lewandowski.

Dy mungesa të tjera të rëndësishme për sfidat e marsit janë edhe Kamil Glik e Grzegorz Krychowiak.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco