E turpshme, Spanja s'i lejon karateistët kosovarë të marrin pjesë në Kampionatin Evropian

E turpshme, Spanja s'i lejon karateistët kosovarë të marrin pjesë në Kampionatin Evropian

11:01, 22/03/2023
Federata e Karatesë së Kosovës (FKK), ka njoftuar se nuk iu është lejuar pjesëmarrja në Kampionatin Evropian për senior që u zhvillua në Spanjë.
 
FKK bëri me dije se pas një punë të lodhshme për t'u pajisur me viza, institucionet spanjolle nuk lejuan të paraqesin simbole shtetërore, pra himnin, flamurin e as mbishkrimin Kosovë.
 
Pas këtij njoftimi, FKK komunikoi me Federatën Evropiane të Karatesë, por as kjo e fundit nuk ia doli i ta ndryshojë situatën, kësisoj nuk garuan.
 
Postimi i plotë
 
Njoftim.
Federata e Karatesë e Kosovës me një pjesë të përfaqësueses së Kosovës, pas shumë peripecive arrin të jetë prezente në Spanjë ku nga 22-26.03.2023 do mbahet "Kampionati Europian i karatesë për senior" Guadalajara, Spanjë.
Anipse federata e karatesë spanjolle dërgoi ftesën zyrtare për ekipin Kosovar, ishin organet shtetrore spanjolle të cilat nuk na furnizuan me viza speciale per sportistë meqë ky shtet nuk e njeh Kosovën.
Me një ekip prej 11 personash, presidenti i FKK-së, z.Avni Gashi, selektori, dy gjyqtarë dhe shtatë garues elitar udhëtuan për në garë ku pas paraqitjes, matjeve dhe perfundimit të pagesave për pjesmarrje në garë u komunikua se institucionet spanjolle nuk lejojnë organizatorin që të paraqesë simbolet shtetrore(himnin, flamurin e as mbishkrimin Kosovë) në asnjë prej hapsirave brenda palestrës përfshirë edhe monitorët në arenë, informacion të cilin nuk e morrëm asnjëherë më parë.
Pas këtij momenti u kontaktuan zyrtarët relevant të Federatës Europiane tê Karatesë(EKF) përfshirë kryetarin, anëtarët e bordit ekzekutiv, shefat e komisioneve tê cilët shprehnin keqardhje dhe pamundësi për t'a ndryshuar situatën.
Meqenëse në margjinat e kampionatit ishte i paraparë edhe Kongresi Vjetor i EKF-së, edhe aty u shfrytëzua rasti për të ju drejtuar delegatëve të kuvendit të Federatës Europiane të karatesë me kronologjinë e padrejtësive të shkaktuara nga ndikimet politike në sport në përgjithësi e poashtu tek karateja Kosovare në veçanti.
Me dëshpërim e dhimbje për mundin e bërë gjatë stërvitjeve të gjata për përgatitje maksimale të garuesve tanë si dhe trajnerëve, FKK e indinjuar por edhe e motivuar për të bërë gjithçka për të ardhmën e karateistëve tanë, kërkon nga të gjithë që të mbështesim fort garuesit tanë të cilët kanë potencialin e duhur dhe të mjaftueshëm pë tu ngjitur në piedestalin e medaljeve europiane e botërore.
Vlenë të theksohet se në çdo veprim, që nga fillimi, pranë nesh ka qenë edhe MKRS.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco