Vieri bën parashikimet e Championsit: Milani kalon Napolin, në finale kualifikohet Interi

Vieri bën parashikimet e Championsit: Milani kalon Napolin, në finale kualifikohet Interi

10:43, 22/03/2023

Në platformën e tij, “Bobo TV”, Kristian Vieri, në bashkëbisedimet e përhershme me “Lele” Adanin, Antonio Kasanon dhe Nikola Ventolën, bën një parashikim “jashtë normales”, për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve dhe jo vetëm, të paktën duke u nisur nga forma që po kalojnë skuadrat aktualisht.

“Ndeshjet mes Milanit dhe Napolit do të jenë shumë taktike. Madje, unë pres një 180-minutësh apo ndoshta edhe më shumë të mërzitshme. Ky është mendimi im, pasi po flasim për dy skuadra që e njohin shumë mirë njëra-tjetrën dhe në Champions, diferencat që janë në kampionat mund të zerohen.

Për Napolin do të kishte qenë më mirë që të gjente një skuadër të huaj, për stilin e lojës që ka, ndaj në fund unë them se do të jetë Milani, ai që do të kalojë në gjysmëfinalet e Champions-it, përballë skuadrës së Spaletit. Por deri këtu ama, sepse nga ana tjetër unë mendoj se Interi do të dijë të kalojë Benfikën, e cila nuk është më skuadra e sezonit të kaluar dhe do të kemi një derbi në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

Në finale? Shkon Interi, pasi individualisht është më lart sesa Milani”, përfundoi Kristian “Bobo” Vieri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco