Rabiot mes Juventusit dhe Anglisë

Rabiot mes Juventusit dhe Anglisë

09:05, 22/03/2023

Adrien Rabiot është një nga shtyllat e ekipit të Juventusit në këtë sezon, ku në 33 ndeshje në të gjitha garat ka regjistruar 9 gola dhe 4 asistime.

27-vjeçarit i skadon kontrata në verë, megjithatë ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

“Është mundësia që të largohem, por është edhe mundësia që ta vazhdoj kontratën me Juventus. Ndjehem mirë në Torino. Jam duke kaluar sezon të mirë dhe kam marrëdhënie të mira me trajnerin”, tha mesfushori për median italiane “Tuttorsport”.

Rabiot ishte transferuar në vitin 2019 tek Juventus nga Paris Saint Germain me kosto zero dhe në të njejtën mënyrë mund të largohet nga Italia për në Angli, vend në të cilin ka bërë të ditur më parë se e ka ëndërr të luajë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco