Ndeshja Poloni-Shqipëri, Fakaj: Trajneri Sylvinho ka gabuar me përzgjedhjen e lojtarëve, pjesë e listës duhet të ishin…

Ndeshja Poloni-Shqipëri, Fakaj: Trajneri Sylvinho ka gabuar me përzgjedhjen e lojtarëve, pjesë e listës duhet të ishin…

21:46, 21/03/2023

Ish-mbrojtësi i Kombëtares Ervin Fakaj i ftuar në “Procesin Sportiv” ka folur për ndeshjen e Shqipërisë dhe Polonisë, si dhe për të përzgjedhurit e trajnerit Sylvinho. Ai u shpreh se braziliani ka gabuar pasi duke qenë i ri ka thërritur 3 lojtarë që nuk qenë asnjëherë në Kombëtare. Fakaj tha gjithashtu se Odise Roshi duhet të ishte pjesë e listës pasi është shumë i rëndësishëm. 

“Në harkun e dy tre muajve trajneri Sylvinho duhet ti shihte lojtarët në fushë për tju marrë më të mirën. Për mendimin tim ai ka gabuar në përzgjedhje, pasi është trajner i ri dhe ka thërritur 3 lojtarë debutues.

Në një ndeshje të tillë, unë besoj që minimumi që bën një trajner për të mbrojtur dhe veten e vet, është të bazohesh tek ekipi në 4 apo 5 ndeshjet e fundit që ty të ka lënë trajneri paraardhës. Është logjike, këtë e bën çdo trajner. Odise Roshi është shumë i rëndësishëm dhe ai e ka lënë jashtë, ka 10 vjet që luan për Kombëtaren dhe për cilësitë që ka duhet të kishte bërë 3 herë karrierë më të mirë. Roshi ka luajtur rregullisht, është në super formë. Edhe Endri Çekiçi është lojtar shumë i mirë”. deklaroi Fakaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco