U refuzua në Premier League dhe hyri në borxhe: Sot ai ka një pasuri prej 40 milionë dollarësh

U refuzua në Premier League dhe hyri në borxhe: Sot ai ka një pasuri prej 40 milionë dollarësh

18:50, 21/03/2023

Ish-futbollisti profesionist Dean Forbes la karrierën e tij dhe bëri një pasuri të vërtetë dhe rruga e mprehtë që përshkoi është temë në mediat britanike.

Në moshën 17-vjeçare, Forbes ishte një nga futbollistët më të talentuar. Ai donte të shkonte në një gradë më të lartë, ai kishte një provë në klubin e Premier League Crystal Palace, por ata e refuzuan.

Pastaj filluan problemet. Familja e tij humbi shtëpinë, nëna e tij humbi punën dhe ai ishte i vetmi që mund të ndihmonte familjen.

Ndërkohë, Forbes grumbulloi një mal me borxhe, sepse donte t'i përshtatej stilit të jetesës me shpenzime të larta të miqve të tij që kishin arritur të bënin karrierë futbolli dhe me të cilët ai ruajti marrëdhënie të shkëlqyera.

Për shkak të kësaj, ai duhej të linte futbollin dhe të pranonte një punë në kompaninë Motorola. Prej asaj dite, fati i tij filloi të ndryshojë dhe 20 vjet më vonë, Dean Forbes ka përparuar aq shumë sa që konsiderohet si një nga biznesmenët anglezë me potencialin më të madh.

Ish-lojtari anglez u bë CEO i Forterra, një kompani e madhe softuerësh që u shit vitin e kaluar për një miliard dollarë. Pasuria neto e Forbes llogaritet në 40 milionë dollarë.

"Unë do ta përshkruaj fillimin tim në biznes si aventurën e një futbollisti të pastrehë dy herë të refuzuar, i cili shiti gjëra përmes telefonit për të hequr qafe borxhet që grumbulloi për t’iu përshtatur jetës së miqve të që u bënë futbollistë. Unë jam vërtet mirënjohës se i kisha ato borxhe sepse kjo do të thoshte se dështova në futboll dhe duhej të angazhohesha për një mjedis profesional”, tha Forbes për Business Chief.

Ai duhej të përparonte vetë në botën e biznesit për t’i blerë një shtëpi nënës së tij. Ai e bëri atë në katër vjet.

"U largova nga shtëpia për të dalë vetë në botë dhe për të fituar para. Katër vjet më vonë, i bleva nënës time një shtëpi," shtoi ai.

 

Tashmë Forbes tregon se e kanë ndihmuar refuzimet në botën e futbollit, por edhe fakti që nuk i është përkushtuar plotësisht karrierës futbollistike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco