Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, merret në pyetje nga policia

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, merret në pyetje nga policia

18:01, 21/03/2023

“Televizioni T7” bën me dije se Policia e Kosovës ka arrestuar kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili po merret në pyetje prej katër orësh në stacionin policor në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë.

Në dy-tri vitet e fundit ka pasur raportime në media se Federata e Futbollit e Kosovës ka qenë duke u hetuar nga prokuroria, policia e krimeve ekonomike dhe inteligjenca doganore për keqpërdorimin e fondeve dhe shmangie tatimore.

Ky arrestim vjen katër ditë para ndeshjes së Kombëtares së Kosovës ndaj Israelit në kuadër të kualifikueseve për “Euro 2024”.

Ditë më parë Ademi është shpallur i pafajshëm për një aktakuzë të ngritur ndaj tij në vitin 2012, për të cilën fillimisht ishte dënuar në dy shkallë të gjyqësorit me 9 muaj burgim efektiv, por që pastaj Supremja e kishte quar në rigjykim rastin e tij dhe në fund u shpall i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Gati një vit më parë Ademi ishte arrestuar nga Policia e Kosovës me dyshimin për sulm fizik ndaj një punëtori të FFK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco