Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte e shfrytëzoi pushimin ndërkombëtar për të udhëtuar nga Londra në Torino dhe shumë janë të kënaqur me mënyrën se si e bëri këtë.
Conte, i cili është nën kritikat e tifozëve të Tottenhamit pas një konference për shtyp ku fajësoi lojtarët për rezultatet e dobëta, vendosi të vizitojë të afërmit e tij në Itali dhe vendosi të përdorë shërbimet e linjës ajrore me kosto të ulët Ryanair.
Trajneri italian fiton 17 milionë euro në vit te Tottenham, ndaj pasagjerët e klasit ekonomik të Ryanair u befasuan kur panë pranë tyre strategun e skuadrës londineze.
Shumë janë të kënaqur me lëvizjen e multimilionerit, i cili, pa asnjë dyshim, mund të kishte blerë edhe një avion privat, por vendosi të fluturojë me një kompani me kosto të ulët.
15 million pound a year and he flys Ryanair 😭 pic.twitter.com/0QgwvQQMjJ
— 🐓 (@TottenhamBen) March 20, 2023
Meqë ra fjala, stoli i Contes te Tottenham po “dridhet” pas konferencës së fundit për shtyp, kur në një fjalim dhjetë minutësh pas ndeshjes, ai kritikoi ashpër lojtarët, duke i akuzuar ata për mungesë angazhimi në sytë e tyre dhe se shpirti i tyre kolektiv ka shkuar mbrapsht.
Ai theksoi se fajin e kanë vetë lojtarët që klubi nuk ka fituar asnjë trofe prej 15 vitesh dhe jo drejtuesit dhe trajnerët e klubit që u ulën në stol para tij. Këto fjalë mund t'i kushtojnë atij punën e tij në fund të sezonit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: