Frikë për trazira në Napoli, anulohet ndeshja mes ultrasve të Italisë dhe Anglisë

Frikë për trazira në Napoli, anulohet ndeshja mes ultrasve të Italisë dhe Anglisë

14:30, 21/03/2023

Alarm për sigurinë në Napoli për ndeshjen kualifikuese të “Euro 2024” mes Italisë dhe Anglisë ditën e enjte.

Pas përplasjeve të dhunshme të tifozerive në vigjilje të ndeshjes së Ligës së Kampioneve Napoli-Eintraht Frankfurt, niveli i vigjilencës së autoriteteve italiane është maksimal, ndërsa pritet që në Napoli të udhëtojnë të paktën 2 mijë tifozë anglezë.

Autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë, ndërsa edhe një ndeshje miqësore mes ultrasve të Italisë dhe Anglisë, që ishte parashikuar për ditën e enjte përpara sfidës mes dy kombëtareve, është anuluar për arsye sigurie pasi organizatorët kanë marrë kërcënime serioze për dhunë nga ana e një grupi lokal tifozësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco