Humbja me Juventusin tek Interi kalohet me... pushime

Humbja me Juventusin tek Interi kalohet me... pushime

13:42, 21/03/2023

Pas humbjes ndaj Juventusit, Inzaghi e di mirë se duhet të rikuperojë menjëherë skuadrën, edhe pse nuk do të jetë e lehtë për të duke qenë se kjo periudhë dyjavore përkon me pauzën e kombëtareve.

Me një pjesë të konsiderueshme të lojtarëve të tij të thirrur për të qenë pjesë e kombëtareve respektive nga Lautaro e Barela e deri tek Asllani, trajneri zikaltër i ka dhënë disa ditë pushim ekipit, me stërvitjen që do të nisë vetëm të mërkurën pasdite në Apiano Xhentile.

Deri në sfidën me Fiorentinën më 1 prill, Interi shpreson të rikuperojë Gosensin, Dimarkon e Shkriniarin, me këtë të fundit që gjithsesi është bërë pjesë e kombëtares sllovake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco