Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Shpërthen Reali pas disfatës ndaj Barcelonës: Gjyqtarët spanjollë të japin dhe të heqin titujt

Shpërthen Reali pas disfatës ndaj Barcelonës: Gjyqtarët spanjollë të japin dhe të heqin titujt

12:52, 21/03/2023

Te Reali i Madridit nuk gjejnë paqe pas humbjes në Barcelonë të dielën në mbrëmje.

“Los Blancos” kanë zgjedhur mediat e klubit, më saktë televizionin “Realmadrid TV” për të sulmuar ashpër treshen e gjyqtarëve më ne krye De Burgos Beongoeçean, si dhe regjinë në VAR me Soto Gradon në detyrë.

“VAR-i vendosi të ekzekutojë Realin e Madridit”, e ka nisur kronikën televizioni i klubit kampion në Spanjë. “Është e habitshme sjellja e VAR-it, deri diku perverse”.

Sulmet e televizionit të klubit madrilen kanë vijuar dhe më tej: “Gjyqtarët spanjollë të japin dhe të heqin titujt”.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi nga gjyqtari De Burgos. Sipas tij 4 milimetra apo 45 centimetra vlejnë njëlloj kur bëhet fjalë për pozicionin jashtë loje.

Në fakt duhet thënë se dhe mediat e Madridit kanë qenë të ekuilibruara me gjykimin, duke e cilësuar korrekt atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco