Pique 'i lodhur' me të gjithë: Nuk do të shpenzoj më para për të pastruar imazhin tim

Pique 'i lodhur' me të gjithë: Nuk do të shpenzoj më para për të pastruar imazhin tim

09:53, 21/03/2023

Gerard Pique ka folur për ndryshimet në jetën e tij në vitin e fundit, përkatësisht ndarjen nga Shakira dhe marrëdhënien me Clara Chia-n.

Pavarësisht kritikave që ka marrë për pabesinë ndaj yllit kolumbian, Pique thotë për El Paris: “Jam shumë i lumtur. Ka pasur ndryshime në jetën time dhe kam qenë në gjendje të ruaj lumturinë time”.

Muajt e fundit ish-futbollisti ka qenë shenjestër e lajmeve dhe “tema” e këngëve të Shakirës.

Mirëpo, ish-mbrojtësi i Barcelonës nuk duket të jetë i prekur, siç ka deklaruar. “Të vetmit njerëz që më interesojnë janë njerëzit që dua dhe njerëzit që më njohin”, tha Pique. “Nuk më intereson askush tjetër ”, shtoi ai.

Siç përmendi ai, synimi i tij tani është që të fokusohet tek fëmijët e tij, Sasha dhe Milani, ndërsa theksoi se çdo prind ka përgjegjësi të përpiqet të bëjë më të mirën për fëmijët e tij.

Pique nuk është i interesuar të ndryshojë mendimin e të tjerëve për të dhe as nuk do të kërkojë ta bëjë këtë. “Ditën që të vdes, do të shikoj prapa dhe do të shpresoj se kam bërë gjithmonë atë që kam dashur të bëj. Unë dua të jem i vërtetë me veten time. Nuk do të shpenzoj para për të “pastruar” imazhin tim”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco