VIDEO/ Messi darkon në një restorant në Buenos Aires, nuk përmbahen tifozët

VIDEO/ Messi darkon në një restorant në Buenos Aires, nuk përmbahen tifozët

09:50, 21/03/2023

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, solli një eufori në rrugët e Buenos Aires dhe u detyrua të largohej me eskortë policie.

Të hënën më 20 mars, “pleshti” darkoi me familjen e tij në një restorant në lagjen Palermo të Buenos Aires dhe zona përreth u mbush me fansa.

Fituesi i Kupës së Botës nga Rosario mbërriti në Buenos Aires për ndeshjen miqësore të kombëtares me Panamanë dhe vendosi të darkonte me familjen e tij.

Fansat që po e prisnin po këndonin “Muchachos”, kënga që shoqëroi Argjentinën në Kupën e Botës në Katar.

Të tjerë i kërkonin Messit një përshëndetje e disa të tjerë foto.

Gjithçka filloi kur një klient filmoi Messin duke iu servirur një biftek dhe e hodhi pamjen në internet.

Fjala u përhap menjëherë dhe rruga jashtë lokalit filloi të mbushej menjëherë nga fansat e tij.

Kur u largua, ai duhej ta bënte këtë i shoqëruar nga disa punonjës policie.

Megjithatë, ishte e pamundur të përmbahej turma euforike, e cila duket qartë nga pamjet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco