Dëmtohet Haaland dhe largohet nga grumbullimi me Norvegjinë, do të mungojë në ndeshjet e marsit

Dëmtohet Haaland dhe largohet nga grumbullimi me Norvegjinë, do të mungojë në ndeshjet e marsit

09:52, 21/03/2023

Kombëtarja norvegjeze e futbollit nuk do të mundë të llogarisë shërbimet e Erling Haaland.

Sulmuesi i Manchester Cityt është larguar nga kampi i ekipit norvegjez.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata Norvegjeze e futbollit përmes një njoftimi zyrtar.

Ish-futbollisti i Salzburgut dhe i Borussia Dortmundit e lëndoi ijën dhe me këtë rast nuk do të mundë t’i ndihmojë norvegjezët në duelet e tyre të marsit me Spanjën dhe me Gjeorgjinë.

Kjo është një goditje e madhe për Kombëtaren e Norvegjisë duke e pasur parasysh rëndësinë e sulmuesit kryesor.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco