Hakerët shantazhojnë Ferrarin!

Hakerët shantazhojnë Ferrarin!

09:14, 21/03/2023

Piratët e internetit shantazhojnë Ferrarin

Prodhuesi italian i makinave sportive informoi klientët e saj të hënën në mbrëmje se po shantazhohej nga hakerat.

Hakerët kërkojnë shpërblim për të dhënat e klientëve.

“Pas marrjes së një pretendimi të tillë, ne filluam menjëherë një hetim në bashkëpunim me një kompani lider globale të sigurisë kibernetike. Gjithashtu, ne kemi informuar autoritetet përkatëse dhe kemi besim se do të bëjnë gjithçka për të kryer hetimin' sqaroin Ferrari duke shtuar:

“Ne nuk do të pranojmë kërkesat për shpërblesë pasi pajtimi me kërkesa të tilla do të financonte aktivitetin kriminal dhe do t'i lejonte autorët të vazhdojnë sulmet e tyre. Duke besuar se mënyra më e mirë e veprimit është të njoftojmë klientët tanë për kompromisin e mundshëm të të dhënave të tyre dhe natyrën e incidentit.”

Sulmi, vazhdon Ferrari, "nuk ka ndikim në biznesin e kompanisë sonë".

Kujtojmë që dhe në tetor të vitit të kaluar kishte zëra se banda kibernetike "RansomEXX" kishte hakuar Ferrarin dhe kishte vendosur të dhëna në internet. U fol për shtatë gigabajt dokumente konfidenciale.

Por Ferrari më vonë e mohoi një sulm të tillë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco