Pronari i ri i Chelseat befason tifozët, pushon nga puna babë e bir pas 30 vitesh në klub

Pronari i ri i Chelseat befason tifozët, pushon nga puna babë e bir pas 30 vitesh në klub

22:54, 20/03/2023

Biznesmeni amerikan Todd Boehly ka filluar spastrimin e stafit në Stamford Bridge, që nënkupton pushime nga puna për babanë dhe djalin që kanë punuar për të mirëmbajtur stadiumin për më shumë se 30 vjet.

Tifozët e Chelseat u befasuan nga lajmi se Jason Griffin dhe ndihmësi i tij, djali Reiss Griffin, i cili kaloi 30 vjet në klub dhe punoi në mirëmbajtjen e stadiumit, u pushuan nga puna.

Jason dhe Reiss ishin të preferuarit e tifozëve të Chelseat. Me punën e tyre të palodhur, ata përgatitën lojtarët dhe fushën për çdo ndeshje dhe ishin në klub nga ajo epokë e zymtë para Roman Abramovich në ditët më të lavdishme të Chelsea-t, që u kurorëzua me dy tituj kampion në Champions League.

Babai e bir kanë punuar në klub për më shumë se 30 vjet dhe ishin përgjegjës për fushën e Stamford Bridge, qendrën stërvitore të klubit Cobham dhe fushën në Kingsmeadow, ku luajnë ekipet e femrave dhe të të rinjve.

Image

Por Daily Mail ka konfirmuar se dyshja janë të fundit që janë shkarkuar si pjesë e shkurtimeve të mëdha të stafit që po zbatohen nga pronari i ri Todd Boehly, i cili iu bashkua klubit pak më shumë se gjysmë viti më parë.

Arsyeja e këtij vendimi nuk është bërë e ditur, por fansat kanë mbetur të shokuar. Dhjetra njerëz janë zëvendësuar tek Chelsea në muajt e kaluar dhe shumë pak nga epoka Roman Abramovich janë ende atje, duke përfshirë dyshen më të rëndësishme operative, Marina Granovskaya dhe Bruce Buck.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco