Lajmi i fundit

Dogjën qëllimisht 2 automjete, shoqërohen 4 autorët e dyshuar në Korçë

Rusia rekrutoi Steven Seagal për t'u mësuar ushtarëve të saj artet marciale

Rusia rekrutoi Steven Seagal për t'u mësuar ushtarëve të saj artet marciale

22:34, 20/03/2023

Steven Seagal, një nga ikonat e filmave amerikanë të aksionit të viteve '90 dhe fillimit të viteve 2000, hapi një qendër  artesh marciale (aikido) në Moskë me synimin për të përgatitur të rinjtë rusë për t'u bashkuar me forcat e armatosura të vendit të tyre.

Seagal, i cili mori nënshtetësinë ruse në vitin 2016, ka një rrip të zi të shkallës së shtatë në aikido dhe është gjithashtu kryeinstruktor i këtij arti marcial në Federatën Ruse që nga viti 2018.

"Të rinjtë që pashë sot kanë potencial të madh. Ne duhet të hapim më shumë qendra të këtij lloji për ta zhvilluar atë. Është e rëndësishme që zhvillimi i aikido të përparojë me një ritëm më të shpejtë," tha Seagal në një deklaratë për agjencinë ruse të lajmeve TASS.

Seagal nuk e ka fshehur kurrë mbështetjen e tij për presidentin rus Vladimir Putin, duke e quajtur atë "një nga liderët më të mëdhenj në botë, nëse jo më i madhi, i gjallë sot".

Putini së fundmi i dha Urdhrin e Miqësisë dhe aktori, i cili tashmë ka mbrojtur aneksimin e Krimesë në Rusi, vizitoi qytetin rus të Olenivka dhe kampin atje vitin e kaluar me të burgosur ukrainas.

 

Në vitin 2021, Seagal i dhuroi Nicolas Maduro-s, presidentit të Venezuelës, një shpatë samurai në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco