Kjo nuk i ka ndodhur Bayernit prej 10 vitesh, Salihamidzic kritikon lojtarët pas humbjes me Leverkusen

Kjo nuk i ka ndodhur Bayernit prej 10 vitesh, Salihamidzic kritikon lojtarët pas humbjes me Leverkusen

22:00, 20/03/2023

Një nga liderët e Bayernit, Hasan Salihamidzic, është shprehur shumë i pakënaqur me disfatën ndaj Bayer Leverkusenit, e cila ka bërë që skuadra bavareze të humbasë vendin e parë në tabelë dhe tani është një pikë pas Borussia Dortmundit.

Për plot dhjetë vite, pas 25 javëve të luajtura, Bayern nuk është i pari në tabelë dhe në këtë drejtim pas ndeshjes ndaj Bayer Leverkusenit, të cilin e humbi me rezultat 2-1, ka folur edhe Salihamidzic, i cili kritikoi lojtarët dhe qasjen e tyre ndaj ndeshjes.

Siç tha ai, përveç faktit që humbën një numër të madh rastesh, për të nuk është e qartë se si lojtarët e Bayerit i mundën lojtarët e tij, aq më tepër që të enjten e luajtën ndeshjen e tyre në Europë.

"Diçka e tillë është parë rrallë. Ne humbëm gjithçka që mundëm dhe në fund u mundëm nga skuadra që luajti të enjten. Ne ishim inferiorë në çdo aspekt të lojës," tha Salihamidzic i pakënaqur.

Bavarezët aktualisht janë në vendin e dytë të tabelës me 52 pikë, një më pak se Borussia Dortmund, me të cilën do të luajnë ndeshjen e radhës pas pushimit ndërkombëtar.

Bayern ka luajtur gjithsej 25 ndeshje këtë sezon,  teksa kanë arritur 15 fitore, shtatë barazime dhe tre humbje. Megjithatë, ata janë skuadra më efikase në Bundesligë dhe deri më tani kanë shënuar 72 gola në kampionat.

Në çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të përballet me Manchester Cityn dhe nëse do të kalojnë në katër skuadrat më të mira të Europës do të luajë kundër fituesit të duelit mes Real Madridit dhe Chelseat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco