U largua i dëmtuar nga fusha, Juventus jep lajme rreth Federico Chiesa-s

U largua i dëmtuar nga fusha, Juventus jep lajme rreth Federico Chiesa-s

21:23, 20/03/2023

Për Federico Chiesa-n, rezultati është i njëjtë si dhjetë ditë më parë në ndeshjen kundër Freiburgut në Europa League. Në ndeshjen ndaj Interit, Chiesa u largua nga loja vetëm 17 minuta (66-83 minutat) pasi ishte futur në fushë, pasi kishte ndjerë dhimbje në gjurin e djathtë, pra jo në atë që ishte operuar. Fatmirësisht ekzaminimet mjekësore përjashtuan më të keqen. “Ekzaminimet të cilave Federico Chiesa iu nënshtrua sot në J Medical, pas problemit që pësoi mbrëmjen e së dielës, përjashtuan mundësinë e një lëndimi”, njoftoi Juventusi përmes një komunikate për shtyp.

Pavarësisht këtij lajmi mjaft qetësues, sulmuesi italian i Juventusit nuk do të udhëtojë në Coverciano për t'iu përgjigjur thirrjes së trajnerit të kombëtares, siç bëri të ditur më herët të martën Roberto Mancini. Prandaj, Federico Chiesa do të ketë mundësinë të trajtohet, për të cilin Massimiliano Allegri foli pas takimit në San Siro këtë fundjavë, gjatë pushimit ndërkombëtar. Pas Botërorit në Katar, sulmuesi torinez humbet një tjetër mundësi për t'u shfaqur me fanellën e azurrëve për shkak të dhimbjes së gjurit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco