Egërsi e paparë: Huligani godet brutalisht lojtarin e ekipit të tij, bota e futbollit shokohet

Egërsi e paparë: Huligani godet brutalisht lojtarin e ekipit të tij, bota e futbollit shokohet

20:42, 20/03/2023

Skena të turpshme janë parë në Holandë, ku tifozët e Groningenit kanë ndërprerë ndeshjen në shtëpi kundër Heerenveen-it, kur mysafirët po fitonin me rezultatin 2-0, dhe më së shumti e pësoi lojtari Jetro Willems, kur një huligan e goditi me grusht në kokë.

Groningen është në prag të rënies nga kategoria dhe aktualisht është e parafundit dhe nuk i ka ndihmuar as ardhja e ish-lojtarit të kombëtares holandeze Willems (30), i cili duhej të ndihmonte ekipin në luftën për mbijetesë.

Ish-lojtari i PSV-së, Eintracht Frankfurt dhe Newcastle, i cili luajti 22 ndeshje në Holandë, ishte objektivi i huliganëve kur lojtarët e Groningenit iu afruan tribunës.

Njëri prej huliganëve e ka goditur me grusht në kokë dhe gjithçka është regjistruar nga kamerat.

Pamjet tmerruan botën e futbollit dhe sportdashësit dhe mediat holandeze raportuan se huligani është arrestuar dhe dorëzuar në polici dhe nuk ka dyshim se do të dënohet rëndë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco