Lajmi i fundit

VIDEO e SKANDALIT/ Nuk i pëlqeu pyetja, Rama shtyn gazetaren e SYRI TV, Ambrozia Meta

VIDEO/ Tensione në Vlorë, tifozët rrethojnë stadiumin pas humbjes ndaj Dinamos

VIDEO/ Tensione në Vlorë, tifozët rrethojnë stadiumin pas humbjes ndaj Dinamos

19:57, 20/03/2023

Situata e tensionuar në Vlorë pas ndeshjes Flamurtari-Dinamo ka vazhduar edhe pas përfundimit të kësaj sfide që mund të jetë vendimtare për fatin e kualifikimit. Blutë fituan 1-0 me një penallti të kontestuar që solli protesta të shumta në fushë dhe në tribuna.

Tifozët vlonjatë nuk kanë kapërdirë këtë humbje dhe menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, kanë rrethuar hyrjen e stadiumit me kore për skuadrën e Flamurtarit, por edhe kundër Dinamos, gjyqtarit e FSHF-së.

Në videot e siguruara nga “Panorama Sport” shihet qartësisht se si tifozët kanë bllokuar daljen nga stadiumi, me forca të shumta policore të pranishme në impiant për të ruajtur skuadrën mike, por edhe gjyqtarët në pritje të shoqërimit të tyre jashtë qytetit.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco