Momente gazmore/ Sylvinho s’i kursehet Abrashit, por 'hakmerret' Cikalleshi

Momente gazmore/ Sylvinho s’i kursehet Abrashit, por 'hakmerret' Cikalleshi

18:36, 20/03/2023

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho.

Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për takimin ndaj Polonisë (27 mars). Eliminatoret e Euro 2024 do të nisin në transfertën e Varshavës.

“Trajneri ka sjellë një energji pozitive. Shpresoj që kjo energji të na ndihmojë për të arritur një rezultat pozitiv në Poloni”, u shpreh Armand Duka, presidenti i FSHF-së.

Atmosfera e bukur dallohet edhe te lojtarët e Shqipërisë. Siç dallohet në videon e mëposhtme, nuk kanë munguar momentet gazmore.

Në një moment, Sylvinho nuk e kurseu një ndërhyje të “ashpër” ndaj Amir Abrashit. Më pas erdhi edhe “hakmarrja”, me Sokol Cikalleshin që ia ktheu në të njëjtën monedhë trajnerit brazilian.

Mes palëve nuk munguan as përqafimet, duke konfirmua entuziazmin dhe atmosferën fantastike që ekziston në kombëtaren shqiptare të futbollit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco