Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Napoli i pandalshëm, vazhdon marshimin drejt titullit në Serie A

Napoli i pandalshëm, vazhdon marshimin drejt titullit në Serie A

17:24, 19/03/2023

Napoli vazhdon marshimin e pandalshëm drejt titullit kampion pasi sot ka mundur me rezultatin e thellë 4-0 Torinon në transfertë.

Skuadra e Spaletit nuk ka mëshiruar në asnjë moment vendasit dhe ka treguar edhe një herë dominimin absolut në këtë edicion në Itali.

Napolitanët gjetën golin që në minutën e 9-të kur Osimhen me kokë shënoi pas një goditje këndi.

Torino u mundua të reagonte dhe provoi disa herë të gjente barazimin por Meret ishte i pakalueshëm.

Penalltia e Kvaratskhelia çoi në 2-0 shifrat para fundit të pjesës së parë.

Fillimi i pjesës së dytë pa përsëri Osimhen të tundte rrjetën, ndërsa më pas Ndombele vulosi shifrat 4-0 që nuk lanë vend për diskutime të mëtejshme në këtë sfidë që afron më shumë napolitanët me titullin i cili i mungon që nga viti 1990.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco