VIDEO/ Gol spektakolar, Dejvi Bregu frymëzon përmbysjen e Boluspor

VIDEO/ Gol spektakolar, Dejvi Bregu frymëzon përmbysjen e Boluspor

17:43, 19/03/2023

Dejvi Bregu gjen sërish golin në Turqi, të katërtin sezonal.

Sulmuesi vlonjat shënoi një gol spektakolar në minutën e 51-të të takimit Boluspor-Keciorengucu, duke rikthyer përkohësisht baraspeshën për vendasit.

Një goditje dënimi në pozicion të prirët, ekzekutuar në mënyrë perfekte nga Bregu, u ndal në rrjetë, pasi u përplas fillimisht me traversën.

Ky gol ngriti entuziazmin e vendasve, që vetëm pak minuta më vonë, shënuan sërish në portën e Keciorengucu.

Në shtesë vendasit gjetën edhe golin e tretë duke kompletuar përmbysjen.

Me këtë fitore, Boluspor i afrohet më shumë zonës Play Off për ngjitjen në elitë, ndërsa Bregu konfirmohet lider më 4 gola të shënuar dhe tre asiste.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco