Zyrtare: Xherdan Shaqiri nuk udhëton drejt Serbisë, do t’i mungojë Zvicrës në dy ndeshjet e këtij muaji

Zyrtare: Xherdan Shaqiri nuk udhëton drejt Serbisë, do t’i mungojë Zvicrës në dy ndeshjet e këtij muaji

16:01, 19/03/2023

Xherdan Shaqiri do t’i mungojë Zvicrës në dy ndeshjet e para kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Federata e Futbollit e Zvicrës ka njoftuar se Shaqiri nuk do të grumbullohet për ndeshjet e këtij muaji për shkak të një dëmtimi muskulor.

Federata Zvicerane gjithashtu njoftoi se asnjë futbollist nuk do të ftohet në vend të tij.

Përveç Shaqirit, Zvicrës do t’i mungojë edhe Gregor Kobel. Përzgjedhësi Murat Yakin ftoi Jeremy Frick në vend të tij.

Kujtojmë se Zvicra do të luajë kundër Bjellorusisë (25 mars) dhe Izraelit (28 mars).

“Helvetikët” ndeshjen ndaj Bjellorusisë do ta zhvillojnë në Novi Sad të Serbisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco