Prosinecki: Shumë lojtarë të Realit dhe Barcelonës pinin cigare, vetëm unë nuk u fsheha

Prosinecki: Shumë lojtarë të Realit dhe Barcelonës pinin cigare, vetëm unë nuk u fsheha

14:22, 19/03/2023

Ish-futbollisti kroat, Robert Prosinecki, ka folur përpara “El Clasicos” së ditës së sotme , në të cilin Barcelona do të presë Real Madridin. Për “Marca-n”, Prosinecki  përveç sfidës, foli edhe tema të ndryshme, ku pranoi se shumë lojtarë në të dy klubet spanjolle pinin cigare, edhe pse zakonisht vetëm për të shkruhej.

Prosinecki ka veshur fanellën e të dy klubeve, por ka mbetur në kujtesën e tifozëve.

"Transferimi im nuk ishte aq i diskutueshëm sa ai i Luis Figos, sepse unë shkova nga Reali te Oviedo fillimisht dhe vetëm më pas në Barcelonë. Lëndimet më penguan të luaja ashtu siç doja, por mbeta mik me lojtarët e të dyja skuadrave", tha Prosiniceki, i cili gjithashtu iu referua faktit se shpesh etiketohet si lojtar i prirur për vese.

"Shumë lojtarë nga të dyja skuadrat pinin cigare. Unë isha i vetmi që nuk u fsheha kurrë dhe tërhoqa vëmendjen", tha Prosinecki, i cili luajti 74 ndeshje për Realin dhe 26 për Barcelonën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco