Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Ndryshon lista e Kombëtares/ Ardian Ismajlin nuk ia del, Sylvinho thërret mbrojtësin që luan në Portugali

Ndryshon lista e Kombëtares/ Ardian Ismajlin nuk ia del, Sylvinho thërret mbrojtësin që luan në Portugali

14:00, 19/03/2023

Kombëtarja shqiptare do të nisë që nga pasditja e të dielës grumbullimin para ndeshjes së parë në kualifikueset e Euro 2024 ndaj Polonisë, që luhet në transfertë më 27 mars.

Trajneri Sylvio Campos Mendes Junior ka shpallur që të premten listën me emrat e 23 lojtarëve që do të jenë të gatshëm për këtë premierë kuqezi, ndërkohë që të shtunën ka dalë edhe në një konferencë për median ku ka shpjeguar zgjedhjet e tij dhe ka folur për objektivat në këtë sfidë të parë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se pas stafi mjekësor i Kombëtares ka qenë në kontakte të vazhdueshme me klubin e Empolit për të mësuar shkallën e dëmtimt të Ardian Ismajlit.

Image

Mbrojtësi kuqezi u dëmtua gjatë ndeshjes së fundit të Empolit në Serie A të premten në mbrëmje ndaj Atalantës, ndërkohë që të shtunën i është nënshtruar analizave që kanë konfirmuar dëmtimin dhe është dalë në konkluzionin se ai nuk mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e me Poloninë.

Në këto kushte, trajneri Sylvinho ka vendosur të ndryshojë listën dhe të thërrasë mbrojtësin Enea Mihaj për të zëvendësuar Ismajlin e dëmtuar. Mihaj, i cili luan në Portugali me Famalicao-n do të jetë në dispozicion të skuadrës duke nisur nga e hëna për t’u stërvitur normalisht me grupin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco