VIDEO/ 'Firmos' më shumë se 50% të golave, Granada e varur nga Uzuni

VIDEO/ 'Firmos' më shumë se 50% të golave, Granada e varur nga Uzuni

13:38, 19/03/2023

Myrto Uzuni është padyshim lojtari më në formë i Kombëtares së Shqipërisë. Beratasi u bë protagonist dhe në ndeshjen e javës së 32-të në La Liga 2 ndaj Albacete. Ai shënoi një gol dhe dha një asist në suksesin 1-2 të Granadës.

Tashmë, Uzuni është ngjitur në kuotën e 20 golave në kampionat. 27-vjeçari është jo vetëm shënuesi më i mirë i skuadrës së tij, por dhe lideri i shënuesve në ligën e dytë spanjolle.

Sulmuesi po kalon edicionin e tij më të mirë të karrierës deri më tani. Granada, nga kontributi i sulmuesit të Shqipërisë e sheh veten mes skuadrave favorite për tu ngjitur në La Liga edicionin e ardhshëm.

Në këtë edicion, Granada ka shënuar 43 gola, por në më shumë se gjysmën e tyre ka lënë shenjë Uzuni. Sulmuesi kuqezi, krahas 20 golave që ka shënuar ka dhuruar dhe 4 asiste, duke kontribuar në 24 gola.

Shifra të jashtëzakonshme me lojtarin që duke nisur nga e hëna do të jetë nën urdhrat e Sylvinhos për ndeshjen ndaj Polonisë. Me besimin se do të vijojë me të njëjtin ritëm dhe me fanellën kuqezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco