Bundesliga/ Leipzig bie në transfertë, Wolfsburg i afrohet zonës europiane

Bundesliga/ Leipzig bie në transfertë, Wolfsburg i afrohet zonës europiane

20:06, 18/03/2023

Në ndeshjet e javës së 25-të të Bundesligës gjermane, Leipzig u mposht në transfertë me rezultatin 1-0 nga Bochum.

Goli i fitores për vendasit u shënua nga Masovic në minutën e 48-të teksa Leipzig pas kësaj disfate humbet terren me dyshen e kreut Borussia Dortmund dhe Bayern Munich.

Aktualisht, Leipzig është në vendin e tretë me 45 pikë, ndërsa Bochum ngjitet në kuotën e 25 pikëve në vend të 14-të duke marrë një fitore shumë të rëndësishme për garën e mbijetesës.

Nga ana tjetër, Wolfsburg fitoi në transfertë minimalisht me shifrat 0-1 ndaj Stuttgart.

Goli vendimtar u shënua në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 56-të nga Marmoush.

Një trepikësh që Wolfsburg e afron edhe më shumë me zonën europiane teksa skuadra ngjitet në kuotën e 38 pikëve në vend të shtatë.

Ndërsa, Stuttgart “zhytet” edhe më shumë në fundin e tabelës së klasifikimit duke koleksionuar 20 pikë pas 25 ndeshjesh.

Në ndeshjet e tjera, Augsburg barazoi 1-1 me Schalke 04, ndërsa Hoffenheim mposhti me shifrat 3-1 Hertha Berlin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco