Interesim i jashtëzakonshëm për Porto-Inter, rreth 1000 tifozë zikaltër rrezikojnë të mbeten jashtë stadiumit

Interesim i jashtëzakonshëm për Porto-Inter, rreth 1000 tifozë zikaltër rrezikojnë të mbeten jashtë stadiumit

16:58, 14/03/2023

Pak orë pas nisjes së Porto-Inter, ndeshje e kthimit të 1/8-ës së Champions League, janë shfaqur probleme në lidhje me biletat e zikaltërve.

Klubi portugez bëri me dije se ata që kanë një biletë të blerë jashtë sektorit të mysafirëve, nuk do të munden të futen në stadium.

Pra, janë rreth 1000 tifozë të Interit që priten të mbeten jashtë.

Pasdite do të mbahet një takim mes disa përfaqësuesve të dy klubeve dhe autoriteteve vendase për të zgjidhur situatën, nisur nga pakënaqësia në rritje e tifozëve italianë në një ndeshje të cilësuar tashmë si të rrezikuar nga policia portugeze.

“Curva Nord”, ultrasit zikaltër, do të ishte gati të braktiste stadiumin në shenjë solidariteti.

NJOFTIM PËR SHTYP

“Duke marrë parasysh numrin e tifozëve vizitorë të pritur për ndeshjen Porto FC-Inter FC më 14 mars 2023, Porto FC, duke ripërsëritur informacionin e dhënë në procesin e shitjes, informon se biletat për të gjithë sektorët e “Estadio do Dragao” janë për përdorim ekskluziv të tifozëve të Porto FC, me përjashtim të sediljeve të destinuara për tifozët jashtë vendit dhe të dërguara në klubin pritës për shitje. Në këtë kuptim, për arsye sigurie, qasja në objektin sportiv nuk do t’u lejohet tifozëve të miqve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco