Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Milani mendon për merkaton, kuqezinjtë në bisedime me Kovacic

Milani mendon për merkaton, kuqezinjtë në bisedime me Kovacic

16:55, 14/03/2023

 

Ndonëse kampionati nuk është mbyllur ende, te Milani kanë filluar të mendojnë për lëvizjet që do të bëjnë në skudër në verë.

Mateo Kovacic, mund të jetë afrimi i parë për kuqezinjtë në merkato. Sipas mediave britanike, javën e kaluar ka pasur një takim mes drejtuesve të Milanit dhe atyre të Chelsea, pikërisht për kroatin.

Mesfushori ka edhe një vit kontratë me londinezët, por këta të fundit nuk duan ta humbasin falas, dhe do të pranonin një shitje të tij.

Palet janë në bisedime dhe nuk përjashtohet arritja e një marrëveshje, për të rikthyer Kovacic në Milano, aty ku në të kaluarën ka qenë pjesë e Interit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco