Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Steven Gerrard kandidat kryesorë për të marrë drejtimin e klubit turk

Steven Gerrard kandidat kryesorë për të marrë drejtimin e klubit turk

12:50, 12/03/2023

Kampionët e Turqisë, Trabzonspor, janë në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të Abdullah Avcit, teksa  mediat turke përmendin  Steven Gerrard (42) si kandidatë potencial për këtë post.

Media turke “Karar”, pretendon sot se Gerrard ka udhëtuar në Stamboll për të folur me përfaqësuesit e Trabzonspor dhe për të darkuar me presidentin e klubit turk, Ertugrul Dogan. Legjenda e futbollit anglez deri më tani ka drejtuar skuadrat e Glasgow Rangers dhe Aston Villa, nga të cilët u shkarkua në tetor.

Karar thekson se Trabzonspor do të zgjedhë presidentin e ri këtë muaj dhe Dogan është sërish në garë për këtë pozicion. Nëse ai fiton, thuhet se dëshiron të sjellë një specialist anglez, gjë që natyrisht e vendos Gerrardin në krye.

Edhe pse sezonin e kaluar fitoi kampionatin kombëtar, Trabzonspor tani është në vendin e gjashtë me 38 pikë, madje 22 më pak se Galatasaray kryesues. Në pesë ndeshjet e fundit ka pësuar tri humbje, dy prej tyre radhazi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco