Lajmi i fundit

Aksident me vdekje në Vlorë/ Humbi drejtimin e motorit, ndërron jetë 35-vjeçari

Mjeshtëria e Kvaratskhelias bën xhiron e botës: Guxoj ta krahasoj me Maradonën

Mjeshtëria e Kvaratskhelias bën xhiron e botës: Guxoj ta krahasoj me Maradonën

12:02, 12/03/2023

Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti është kënaqur me lojën frantastike të Kviche Kvaratskhelia (22), i cili shkëlqeu mbrëmë në stadiumin Diego Armano Maradona.

Lideri i Serisë A mposhti mbrëmë Atalantën me rezultat 2-0 dhe gjeorgjiani shënoi një gol të mrekullueshëm për 1-0 gjysmë ore para përfundimit të ndeshjes, duke konfirmuar pse është lojtari më i dalluar i sezonit.

"Ishte një gol i denjë për Maradonën dhe kjo nuk është diçka që unë e them lehtë. Ai e ka atë aftësi me topin dhe më pas për të goditur shpejt. Kur të shikon në sy dhe fillon të driblojë një për një, ai është shkatërruese. Kësaj radhe mund t'i referohemi emrit të më të madhit që bota ka parë ndonjëherë", tha Spalletti në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Aksioni në minutën e 60-të e nisi Victor Osimhen, i cili pasoi për Kvaratskhekian dhe më pas gjeorgjiani me mjeshtëri hyri brenda zonës.

Tre mbrojtës lëvizën para portës për ta ndalur dhe më pas gjeorgjiani i befasoi dhe i nxori plotësisht jashtë loje dhe shënoi një gol mjaft të bukur.

Kujtojmë që golin që vulosi takimin e realizoi mbrojtësi “Dardan”, Amir Rrahmani, në minutën e 77’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco