VIDEO/ 'Kokainë mbi kokën e shokut', klubi i Premier League përjashton tifozët

VIDEO/ 'Kokainë mbi kokën e shokut', klubi i Premier League përjashton tifozët

21:53, 11/03/2023

West Ham ka pezulluar një grup tifozësh të përfshirë në një skandal në ambientet e stadiumit të Londrës. Në një video, që po qarkullon këtë javë në rrjetet sociale, një tifoz duket që hedh një pluhur të bardhë të dyshuar si kokainë mbi kokën e një tifozi tjetër, ndërsa më pas e thith atë me hundë.

 

 

Klubi londinez reagoi një ditë më parë, duke e dënuar sjelljen dhe i ka pezulluar ata nga stadiumi, por edhe në ndeshjet e skuadrës në transfertë. West Ham do të presë përfundimin e hetimeve dhe në rast se do të rezultojë se bëhet fjalë për lëndë narkotike, atëherë tifozët do të përjashtohen përjetësisht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco