Muller mburret për fitoren: Kundër Messit gjithmonë shkon mirë, CR7 ishte problemi...

Muller mburret për fitoren: Kundër Messit gjithmonë shkon mirë, CR7 ishte problemi...

11:48, 09/03/2023

Eliminimi i Paris Saint Germain nga Champions League ka bërë zhurmë shumë në Francë dhe në mbarë botën.

Një nga temat më të përfolura janë miliona dollarët që klubi parizian ka shpenzuar dhe që ende nuk po japin rezultat .

Është folur shumë për Mbappen, i cili konsiderohet si një nga më të mirët në botë sot dhe gjithashtu dhe për Leo Messit që pritej shumë prej tij pasi drejtoi Argjentinën në Kupën e Botës në Katar.

Por këtë herë Bayern fitoi. 

Thomas Muller fitoi. 

Gjermani nuk nguroi të flasë për yllin argjentinas Leo Messi kur u pyet pas fitores, madje u mburr se gjithmonë bën më të mirën kur ai luan kundër tij, ndërsa nuk mendon njësoj për Cristiano Ronaldon.

‘Kundër Messit gjërat gjithmonë shkojnë mirë në të gjitha nivelet përsa i përket rezultateve. Në nivel klubi, Cristiano Ronaldo ishte problemi ynë kur ishte në Real Madrit’’ është shprehur Muller.

Sigurisht që sulmuesi nuk ka ngurruar të tregojë respekt për Messin: 

“Kam respektin më të madh për paraqitjen e Messit në Botëror”. 

Müller ishte 'Mbreti' i fitores mbrëmë në Mynih. 

I shpallur MVP kundër parisienëve. 

Në moshën 33-vjeçare, ai ka një tjetër shans për të vazhduar shkëlqimin në Evropë. 

Nuk ishte Neymar, as Messi, as Mbappé... ishte Müller.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco