Mbappe refuzon të japë një përgjigje të qartë për të ardhmen e tij te PSG

Mbappe refuzon të japë një përgjigje të qartë për të ardhmen e tij te PSG

12:52, 09/03/2023

Kylian Mbappe refuzoi të jepte një përgjigje të qartë për të ardhmen e tij te Paris Saint-Germain pas humbjes së tyre në 1/8 e Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munich.

Francezi pati një paraqitje mediokër në ndeshjen e dytë, pasi Bayern fitoi 2-0 në ‘Allianz Arena’ dhe 3-0 në dy ndeshjet.

PSG tani është larguar nga turneu në këtë fazë për herë të pestë në shtatë vjet, me Mbappe të paaftë për t’i frymëzuar ata drejt suksesit.

Kur u pyet për të sqaruar të ardhmen e tij përtej këtij sezoni, Mbappe u tha gazetarëve pas ndeshjes:

“Jo, jo, jam i qetë. E vetmja gjë që ka rëndësi për mua këtë sezon është të fitoj tani Ligue 1 dhe pastaj do të shohim. Për momentin, unë jam duke folur vetëm për këtë sezon. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi për mua”, u shpreh francezi.

Kujtojmë që Mbappe ka kontratë me PSG deri në qershor të vitit 2025.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco