Theo Hernandez: Bëmë një ndeshje të madhe, në Serie A duhet të luajmë si në Europë

Theo Hernandez: Bëmë një ndeshje të madhe, në Serie A duhet të luajmë si në Europë

12:03, 09/03/2023

“Bëmë një ndeshje të madhe ndaj një skuadre shumë të vështirë si Tottenhami. Nuk shënuam dot me rastet që patëm, por rëndësi ka që arritëm këto çerekfinale të cilat i dëshironim shumë. Na ndihmoi forca jonë, por sidomos ajo pritje e Menjasë”.

Më këto fjalë u shpreh pas ndeshjes kapiteni i Milanit, Theo Hernandez.

Kuqezinjtë regjistrojnë një sukses të madh pas shumë vitesh mungesë në Europë, por vëmendja e francezit shkon menjëherë te kampionati.

“E dimë se është mirë të luash në Champions, tani duhet të punojmë mirë dhe të shohim se me kë do të përballemi në çerekfinale për të ecur përpara. Në Serinë A gjithashtu duhet të luajmë si në Europë e kemi mundësi ta bëjmë ndaj Salernitanës të hënën”, përfundoi Hernandez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco