VIDEO/Sommer ‘shpërblen’ De Ligt që i shpëtoi portën: Do t’i çoj çokollata zvicerane

VIDEO/Sommer ‘shpërblen’ De Ligt që i shpëtoi portën: Do t’i çoj çokollata zvicerane

11:38, 09/03/2023

Gabimi i tij mund t’i kushtonte shtrenjtë Bayernit të Mynihut, por, për fat të mirë, Matthijs de Ligt ka ndërhyrë mbi vijën fatale, për të mos e lejuar Vitinhan të festonte.

Yann Sommer, që në pjesën e dytë më pas shleu gjithçka, duke i mohuar golin Serio Ramosit, ka një borxh për t’i shlyer mbrojtësit holandez.

Sommer tashmë di të falënderojë mbrojtësin holandez: “Do t’i çoj një kamion plot me çokollatë zvicerane para derës së shtëpisë së tij”, tha portieri zviceran.

“Unë mendoj se ne u mbrojtëm shumë mirë dhe, në pjesën e dytë, ishim më të mirë në gjetjen e hapësirës midis linjave.”

Bayerni fitoi pastër 2-0, por rezultati mund të kishte qenë më i thellë.

Gjithsesi, ai gol i shpëtuar nga De Ligt ishte momenti kur sfida mori kthesën në favor të bavarezëve, që me atë që treguan mbeten favoritë për të triumfuar në Champions.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco