Sacchi ndjehet krenar për Milanin: Kualifikim plotësisht i merituar

Sacchi ndjehet krenar për Milanin: Kualifikim plotësisht i merituar

11:16, 09/03/2023

Ish-trajneri i Milanit, Arrigo Sacchi, i intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, foli për ndeshjen e mbrëmshme kundër Tottenhamit, që i çoi kuqezinjtë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Një rezultat shumë i drejtë, nga ajo që pamë në ndeshjen e parë dhe çfarë tregoi Milani në ndeshjen e dytë. Ishte një kualifikim i merituar. Kuqezinjtë, sidomos në pjesën e dytë, treguan rregull, kompaktësi, guxim. Ishte një provë e personalitetit të madh në një mjedis që nuk ishte e lehtë për t’u përballur. Bravo që arritën në çerekfinale të Ligën e Kampionëve, por tani e dinë që, nëse luajnë në grup, kuqezinjtë mund të vënë në vështirësi këdo. Lojtarët e Piolit duhet të jenë të bindur për forcën e tyre”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco