Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ E vërteta e narko-shtetit të Ramës

Nagelsmann: Duhet të ndalojmë pasimet që shkojnë te Messi, Mane mund të vendosë ndeshjen

Nagelsmann: Duhet të ndalojmë pasimet që shkojnë te Messi, Mane mund të vendosë ndeshjen

12:11, 08/03/2023

 

Pas fitores minimale në ndeshjen e parë, Bayern Munich do të presë PSG-në këtë të mërkurë, në sfidën e kthimit në Ligën e Kampioneve.

Në prag të kësaj përballje, në konferencë për shtyp ka folur trajneri i bavarezëve, Julian Nagelsmann.

Ky i fundit u shpreh se skuadra e tij duhet të jetë e kujdesshme dhe të ndalojë pasimet që shkojnë drejt Leo Messit.

Duhet të shmangim dhënien e kohës ndaj kundërshtarit, duhet të shfrytëzojmë hapësirat, tu japim sa më pak hapësira në prapavijë dhe të ndalojmë pasimet e destinuara për Messin. PSG ka karakteristika të qarta, nëse i gabojmë disa gjëra, mund ta ekspozojmë veten ndaj rreziqeve në kundërsulm.

Mane po rikuperohet, por nuk mendoj se do të luajë nga fillimi nesër. Ne jemi të lumtur ta shohim atë përsëri, ai mund të jetë i rëndësishëm në varësi të rezultatit, mund të hyjë si zëvendësues dhe të vendosë ndeshjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco