Lukaku do të rikthehet te Chelsea, por klubi londinez nuk e dëshiron sulmuesin belgun

Lukaku do të rikthehet te Chelsea, por klubi londinez nuk e dëshiron sulmuesin belgun

18:02, 03/03/2023

Sulmuesi i Interit , Romelu Lukaku do të kthehet te Chelsea në qershor, por sipas "Il Corriere dello Sport", blutë nuk e duan sulmuesin belg dhe janë të hapur për të diskutuar një marrëveshje të re me gjigantët e Serie A.

Beppe Marotta tha javën e kaluar se Lukaku do të rikthehej në Chelsea në fund të sezonit, megjithëse 29-vjeçari dëshiron të qëndrojë në Meazza.

“Do të shohim nëse duam të negociojmë një rikthim te ne”, tha drejtori sportiv i Nerazzurrëve.

Ndërkohë, Chelsea nuk dëshiron ta mbajë Lukakun në “Stamford Bridge” në sezonin 2023-24, kështu që ata janë të hapur për të negociuar një marrëveshje të re me Interin. Megjithatë, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se Lukaku do të rikthehet patjetër në stadiumin Meazza.

Siç tha Marotta, Nerazzurrët do të bëjnë një bilanc në fund të sezonit, duke pasur parasysh se 29-vjeçari ka luftuar me lëndime këtë sezon, duke shënuar vetëm katër gola në 15 paraqitje.

Lukaku nuk ka arritur të justifikojë çmimin e tij prej 113 milionë eurosh te Chelsea në sezonin 2021-2022, duke shënuar vetëm 15 gola në 44 paraqitje nën drejtimin e Thomas Tuchel.

Ai u rikthye te Interi verën e kaluar në një marrëveshje huazimi prej 8 milionë eurosh dhe gjigantët e Serisë A nuk kanë një opsion për ta bërë lëvizjen e tij të përhershme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco