Barcelona përforcon repartin e mbrojtjes, katalanasit rinovojnë me spanjollin

Barcelona përforcon repartin e mbrojtjes, katalanasit rinovojnë me spanjollin

17:32, 03/03/2023

 

Pas fitores në “El Clasico” ndaj Real Madrid në ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit, Barcelona vijon punën me rinovimet. Katalanasit kanë rinovuar kontratën me një mbrojtës edhe për një vit tjetër.

Sergi Roberto do të jetë zyrtarisht pjesë e Barcelonës deri në qershorin e vitit 2024. Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi spanjoll përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit.

Klauzola e lirimit për mbrojtësin spanjoll, është vendosur në shifrën e 400 milionë eurove. Sergi Roberto vijon të mbetet një nga lojtarët me më shumë eksperiencë te Barcelona, me të cilët vijon të luajë që nga viti 2013

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco