VIDEO/ Kartoni i kuq më i shpejtë, ndërhyrje horror vetëm pas 5 sekondash lojë

VIDEO/ Kartoni i kuq më i shpejtë, ndërhyrje horror vetëm pas 5 sekondash lojë

17:09, 03/03/2023

Sulmuesi 19-vjeçar jordanez Baker Kamal Kalbuneh, ka hyrë në histori këtë javë për një karton të kuq shumë të rrallë, pasi është ndëshkuar me një të tillë pas vetëm 5 sekondash lojë.

Kalbuneh ishte titullar me Jordaninë U20 ndaj Taxhikistanit në Kupën e Azisë U20. Por fillimi i ndeshjes për të nuk mund të ishte më i keq.

Që në vërshëllimën e parë, ai u nis për të goditur topin në një duel por në vend të tij gjeti kokën e një kundërshtari.

Goditja ishte e tmerrshme dhe nuk ishte çudi që gjyqtari i tregoi menjëherë kartonin e kuq futbollistit i cili protestoi, por më pas u detyrua të linte fushën e lojës.

Për fatin e tij të mirë, Jordania ia doli të fitonte edhe me 9 lojtarë me shifrat 2-0.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco