Zgjedhje e përkohshme, Uruguai i beson stolin 44-vjeçarit

Zgjedhje e përkohshme, Uruguai i beson stolin 44-vjeçarit

12:25, 03/03/2023

Uruguai nuk ia doli të kalonte fazën e grupeve në Katar 2022. Emra si Edinson Cavani, Luis Suarez dhe Diego Godin, e mbyllën me lot dhe protesta Botërorin e fundit në karrierë.

Fundi i kësaj aventure solli edhe fundin e Diego Alonsos në stolin e dy herë kampionëve të botës. Shumë emra janë përfolur për pasuesin e tij, por akoma asnjë vendim përfundimtar.

Uruguai do të luajë dy miqësore këtë muaj: ndaj Japonisë (24) dhe Koresë së Jugut (28). Federata ka zgjedhur Marcelo Broli si trajnerin e Kombëtares për këto dy përballje.

44-vjeçari mbante postin e trajnerit të skuadrës U20 të Uruguait. Më parë ka drejtuar skuadrën e të rinjve të Penarolit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco