Gerard Pique foli për foton e sikletshme me Ibrahimovic 13 vite më vonë

Gerard Pique foli për foton e sikletshme me Ibrahimovic 13 vite më vonë

09:00, 03/03/2023

Kanë kaluar plot 13 vite që kur Gerard Pique dhe Zlatan Ibrahimovic dolën në një foto që shkaktoi shumë reagime dhe diskutime, teksa shfaqeshin shumë pranë njëri-tjetrit, për shumëkënd në një pozicion disi të sikletshëm, sikur do të putheshin.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës ka folur për atë që ndodhi atë ditë në parkun e makinave të klubit kur ata të dy luanin për katalanasit. 

Pique është pyetur për atë foto të famshme gjatë një bisede me Ibai Llanos, ku flitet kryesisht për atë që ka ndodhur në Kings League dhe ai nuk ka nguruar të thotë të vërtetën e tij, duke sqaruar se fotoja ka dalë jashtë kontekstit.

“Në atë foto jemi në parkingun e klubit. Këtu është makina ime dhe media. Mund ta puthja Zlatanin, por jo në parkingun e klubit. Fotoja është krejtësisht jashtë kontekstit. Më i miri nga të gjitha ishte reagimi i Zlatanit”, tha ish-asi i Blaugranas.

Sa i përket reagimit të Ibrës, në atë kohë u raportua se një gazetare e pyeti sulmuesin suedez dhe ai u përgjigj: “Jo, jo, ti dhe motra jote ejani tani në shtëpi dhe unë do të vërtetoj që nuk jam homoseksual”.

Pique kishte bërë edhe një referencë në të kaluarën për atë që ndodhi atë ditë.

 Ai i kishte thënë revistës FourFourTëo se ishte një keqkuptim dhe se i ishte drejtuar Zlatanit për ta uruar vetëm pas publikimit të autobiografisë së tij.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco