Kukësi thyen Partizanin, triumf me përmbysje i Egnatias me Bylisin

Kukësi thyen Partizanin, triumf me përmbysje i Egnatias me Bylisin

15:07, 24/02/2023

Kukësi fitoi 1-0 ndaj Partizanit, ndërkohë që feston edhe Egnatia në Ballsh.

Skuadra verilindore siguroi tri pikë të arta përballë “Demave”.

Sfida në “Kukës Arena” u vendos nga një eurogol i Gjelbrim Taipit.

Kapiteni realizoi një gol shumë të bukur me gjysmëkthesë në mesin e pjesës së parë.

Me suksesin e sotëm, Kukësi është ngjitur në kuotën e 28 pikëve, ndërsa Partizani mbetet me 37 pikë.

Egnatia fitoi 2-3 në Ballsh përballë Bylisit vendas, duke u ngjitur e vetme në vendin e katërt me 34 pikë.

Golat u realizuan në fraksionin e dytë të sfidës.

Xhonathan Lajthia shënoi me kokë dhe kaloi vendasit në avantazh.

Më pas ndodhi përmbysja. VAR-i akordoi penallti për Egnatian dhe karton të kuq për Damcevskin e Bylisit.

Jackson u tregua i saktë dhe vendosi baraspeshën. Egnatia kaloi në avantazh me golin e Raphael Dwamena.

Sotiq Atanda realizoi golin e tretë për skuadrën nga Rrogozhina.

Ndërkohë që realizimi i Aleksander Trumcit në minutat e fundit shërbeu vetëm për statistika për Bylisin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco