Flet pas shortit legjenda e Juventusit, Pessotto: Freiburg duhet marrë seriozisht

Flet pas shortit legjenda e Juventusit, Pessotto: Freiburg duhet marrë seriozisht

14:49, 24/02/2023

 

Ditën e sotme në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për raundin e 1/8-ve të Europa League. Fati e vendosi Juventusin përballë skuadrës së Freiburg. Një ndeshje jo e lehtë për ‘’Zonjën e Vjetër’’ duke parë dhe sezonin fantastik që po zhvillon ekipi gjerman.

Në lidhje me këtë ndeshje ka folur drejtuesi i stafit të ekipit të Juventusit. Legjenda italiane Gianluca Pessotto që shumicën e karrierës së tij si lojtar e ka kaluar tek bardhezinjtë tha: ‘’Do të jetë një ndeshje e mrekullueshme përballë Freiburg, sepse ata po bëjnë shumë mirë edhe në ligë. Ata vijnë ndaj nesh të pamposhtur nga grupet, ku e kanë mundur edhe ekipin e Nantes dy herë’’.

‘’Ky Freiburg i këtij sezoni është për tu marrë seriozisht, pasi edhe me ate që pamë ndaj Nantes dalim në përfundimin që ndeshjet në këtë kompeticion duhet të luhen në nivelin dhe me ritmin e duhur’’, e mbylli fjalën e tij Pessotto.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco