Afrimi i verës bind, klubi i Premier League i ofron rinovimin e kontratës

Afrimi i verës bind, klubi i Premier League i ofron rinovimin e kontratës

14:33, 24/02/2023

Nottingham Forest ishte shumë aktiv në merkato gjatë verës. Klubi anglez mes shumë të tjerëve riktheu në Premier League edhe mbrojtësin e djathtë, Serge Aurier, me të cilin po tenton të rinovojë.

Futbollisti 30-vjeçar ka bindur me paraqitjet e tij në gjysmën e parë të sezonit dhe trajneri Steve Cooper e ka shprehur se është i kënaqur me të.

Tekniku ka deklaruar se Aurier i ka sjellë goxha eksperiencë skuadrës së tij dhe se janë të lumtur me të.

Edhe futbollisti nga Bregu i fildishtë është i kënaqur me hapësirat e marra dhe pritet që të pranojë nënshkrimin e një marrëveshjeje të re.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco