Lajmi i fundit

Plagosje me thikë në Durrës, dy të arrestuar

Napoli para sprovës historike për të thyer tabunë në Ligën e Kampionëve

Napoli para sprovës historike për të thyer tabunë në Ligën e Kampionëve

15:51, 20/02/2023

Epërsia prej 15 pikësh ndaj Interit në kampionat përfaqëson një rezultat të rëndësishëm për Napolin, aq më tepër në fillimin e javës që sjell ndeshjen e parë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve në Eintracht Frankfurt.

Të forcuar nga një hendek i përmasave të tilla mes kufijve kombëtarë, të besuarit e Spallettit tani janë thirrur të fokusojnë energjitë e tyre në objektivin tjetër madhor të këtij sezoni.

Një objektiv që deri më sot përfaqëson një tabu të vërtetë. Në fakt, në 97 vite histori, Napoli nuk ka arritur kurrë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Klubi napolitan ka arritur tri herë në 16-she, pa mundur të kalojë asnjëherë 8-shen (çerekfinale) më të mirë të kontinentit.

Në sezonin 2011-2012, skuadra e drejtuar nga Walter Mazzarri mundi Chelsea 3-1 në San Paolo, nën shenjën e Cavani dhe Lavezzi.

Në kthim, megjithatë, anglezët u përgjigjën duke fituar me të njëjtën diferencë, përpara se të imponoheshin në kohën shtesë falë golit të Ivanovic.

Në fundin e atij sezoni ishte Chelsea, skuadra që e ngriti trofeun duke mposhtur Bayern Munich me penallti.

Arritja e dytë në fazën eliminatore daton në sezonin 2016-2017, me Maurizio Sarrin në stol.

Shorti nuk i buzëqeshi Napolit, të çiftuar me Real Madridin, atëherë kampion evropian. “Los Blancos” mbizotëruan 3-1 si në “Bernabeu”, ashtu edhe në Napoli.

Paraqitja tjetër në 1/8 finale, në mënyrë rigoroze dhe rend kronologjik, daton në sezonin 2019-2020 me Carlo Ancelottin në stol.

Napoli barazoi 1-1 në shtëpi kundër Barcelonës, përpara se shpërthimi i pandemisë së Covid-19 ta bllokonte gjithë botën e futbollit.

Dhe në fakt, pas ndeshjes së parë të luajtur më 25 shkurt, kthimi u luajt në “Camp Nou” më 8 gusht, saktësisht 6 muaj më vonë. Edhe në atë rast ishte triumf blaugrana 3-1, me gola të Lenglet, Messi dhe Suarez.

Tri vite më vonë është koha për përpjekjen e katërt. Në letër, ky Eintracht është më i përballueshëm se Chelsea, Real Madridi dhe Barcelona, ​​por mjerë ai që e nënvlerëson.

Do të duhet një Napoli i madh, indikativisht ai që kemi admiruar që nga fillimi i sezonit në Itali, për të shkruar një faqe të re në histori; kualifikimin në tetë më të mirët në Evropë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco